SHQIPERIA

Bozdo përmend të gjitha profesionet e lira që preken nga ndryshimi i taksave

Kosova.Today ·

Deputeti Eno Bozdo komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania ndryshimet në paketën e re fiskale 2027. Sipas tij, përfshirja në skemën e TVSH-së e 17 mijë bizneseve të vogla do të rrisë drejtpërdrejt kostot për ta, ku preken veçanërisht...

Deputeti Eno Bozdo komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania ndryshimet në paketën e re fiskale 2027.

Sipas tij, përfshirja në skemën e TVSH-së e 17 mijë bizneseve të vogla do të rrisë drejtpërdrejt kostot për ta, ku preken veçanërisht profesionet e lira.

“Kjo paketë duhet lexuar së bashku me projektbuxhetin për të kuptuar gjithë filozofinë e qeverisjes. Absolutisht nuk jemi të kënaqur. Dokumentet që kam këtu flasin për tatim fitimin korporativ nga 15-17 për qind.

Elementi i parë shumë problematik është përfshirja në skemën e TVSH-së e 17 mijë bizneseve të vogla. Profesionistët e lirë preken në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këtu futen konsulentët, farmacistët, inxhinierët, avokatët dhe noterët. Kjo është direkt taksë mbi xhiron.

Ata do të bëjnë të njëjtën gjë, një pjesë do të rrisin çmimet. E dyta, edhe për bizneset e vogla ka kosto shtesë që u imponohet me futjen në skemë. Një ekonomist apo kontabilist duhet të mbajë regjistër më vete, që është kosto”, tha Bozdo.

Nga bizneset te pagat dhe karburantet, eksperti i ekonomisë shpjegon paketën e re fiskale

The post Bozdo përmend të gjitha profesionet e lira që preken nga ndryshimi i taksave appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Masakra në Poloni, shqiptari nga Krakov ndan detajet: Autori i veshur me antiplumb dhe veshje ushtarake

08.11.2026

Zjarr në një lokal në Zvërnec, objekti digjet plotësisht (VIDEO)

08.11.2026

SPAK kërkon 2 vite burg të konvertuara në shërbim prove për Benet Beci

09.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush emërohet në vend të tij

09.11.2026