SPAK kërkon 2 vite burg të konvertuara në shërbim prove për Benet Beci
SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Në konkluzionet përfundimtare, prokuroria i ka kërkuar...
SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
Në konkluzionet përfundimtare, prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që dënimi me burg të konvertohet në 4 vite shërbim prove.
Kjo do të thotë se, nëse gjykata pranon kërkesën e SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës nuk do ta vuajë dënimin në burg, por do t’i nënshtrohet shërbimit të provës për një periudhë katërvjeçare.
Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë dhe do të vendosë përfundimisht për çështjen.
Benet Beci prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.
The post SPAK kërkon 2 vite burg të konvertuara në shërbim prove për Benet Beci appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.