JETA

Cassis ndan përshtypjet nga takimet e djeshme në Kosovë

Kosova.Today ·

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka ndarë përshtypjet nga vizita e tij në Prishtinë, ku është pritur nga presidentja Justina Shiroka Pula dhe është takuar me kryeministrin Albin Kurti, raporton albinfo.ch. Përmes një...

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka ndarë përshtypjet nga vizita e tij në Prishtinë, ku është pritur nga presidentja Justina Shiroka Pula dhe është takuar me kryeministrin Albin Kurti, raporton albinfo.ch.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Cassis ka thënë se ishte i kënaqur me pritjen nga presidentja dhe takimin me kryeministrin. Ai ka bërë të ditur se kanë diskutuar për marrëdhëniet e afërta ndërmjet dy vendeve, sfidat rajonale dhe kryesimin zviceran të OSBE-së.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryediplomati zviceran është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca. Cassis e ka cilësuar takimin si një shkëmbim përmbajtjesor, ku është diskutuar për mundësitë e forcimit të lidhjeve ekonomike përmes marrëveshjes së re me EFTA-n.

Palët kanë shkëmbyer gjithashtu pikëpamje për marrëdhëniet e dy vendeve me Bashkimin Evropian dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike.

Një nga momentet e vizitës ishte edhe përurimi i ambienteve të reja të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, ku Cassis ka mirëpritur edhe ministrin Konjufca.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë që Zvicra u kushton operacioneve në terren të OSBE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit janë thelbësorë./Albinfo.ch

The post Cassis ndan përshtypjet nga takimet e djeshme në Kosovë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026

Pse një orë mësimi në shkollë zgjat 45 minuta?

09.11.2026

Rexhep Rexhepi fiton çmimin më prestigjioz në botën e orëve në Gjenevë

08.11.2026

Libri i Enver Dugollit sjell në Gjenevë dëshmitë e qëndresës dhe kujtesës historike

09.11.2026