KOSOVA

Mbi një mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda nëntë muajve, korriku prin me raste

Kosova.Today ·

Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistruar gjithsej një mijë e 74 raste të shkurorëzimeve në vend. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i shkurorëzimeve ka pasur luhatje...

Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistruar gjithsej një mijë e 74 raste të shkurorëzimeve në vend.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i shkurorëzimeve ka pasur luhatje nga muaji në muaj. Vetëm në muajin janar janë regjistruar 88 raste, ndërsa në shkurt ky numër është rritur në 135.

Në mars janë regjistruar 111 shkurorëzime, në prill po ashtu 111, ndërsa në maj 117 raste. Gjatë qershorit janë regjistruar 114 shkurorëzime.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në korrik, me 168 shkurorëzime. Në gusht ky numër ka rënë në 97, ndërsa në shtator janë regjistruar 133 raste.

Sipas këtyre statistikave, korriku ishte muaji me më së shumti shkurorëzime gjatë nëntë muajve të parë të vitit, ndërsa janari kishte numrin më të ulët.

The post Mbi një mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda nëntë muajve, korriku prin me raste appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident me fatalitet në Kroaci – një autobus nga Serbia përmbyset në autostradë

08.11.2026

Pamje dramatike nga Tirana, i riu rrëzohet përtokë pasi goditet nga uji me presion të lartë

07.11.2026

OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

09.11.2026

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

09.11.2026