KOSOVA

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të shtetasve kosovarë që jetojnë dhe veprojnë në Francë. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Kurti ka folur për nevojën e bashkëpunimit më të madh me mërgatën dhe...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të shtetasve kosovarë që jetojnë dhe veprojnë në Francë.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Kurti ka folur për nevojën e bashkëpunimit më të madh me mërgatën dhe kontributin që ajo mund të japë në institucionet e Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje veçanërisht profesionistëve nga diaspora që të kthehen dhe të angazhohen në institucionet e vendit.

Kurti ka përmendur konkretisht sistemin e drejtësisë, duke iu drejtuar avokatëve që jetojnë në Francë me ftesën për t’u bërë prokurorë në Kosovë.

“Nëse dikush prej jush është avokat këtu, unë shumë do të kisha qenë i interesuar që të vijë e të bëhet prokuror në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Anton Çuni vetë deputet i Kosovës, djali pjesë e ushtrisë kroate: Jam krenar…

07.11.2026

Filigrani zë vendin e Deklaratës së Pavarësisë, LDK i reagon Shiroka-Pulës: U zhvendos edhe fotografia e Rugovës

09.11.2026

Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion endemk

08.11.2026

Shqiptarët e Luginës sot garojnë mes vete, çfarë vendoset përmes këtyre zgjedhjeve?

08.11.2026