KOSOVA

Bie çmimi i naftës, njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Tregtisë

Kosova.Today ·

Çmimi mesatar i naftës në Kosovë ka shënuar rënie nga 1.83 euro në 1.79 euro për litër gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit të mërkurën. Sipas njoftimit të MINTI-t, nga...

Çmimi mesatar i naftës në Kosovë ka shënuar rënie nga 1.83 euro në 1.79 euro për litër gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit të mërkurën.

Sipas njoftimit të MINTI-t, nga inspektimet e realizuara gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur se tendenca e rënies së çmimeve të derivateve në tregjet globale ka filluar të reflektohet edhe në Kosovë.

Ndërkohë, çmimi mesatar i benzinës ka arritur në 1.43 euro për litër.

“Në këtë kuadër, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mban komunikim të vazhdueshëm me Doganën e Kosovës, nga e cila pranon informacione zyrtare në baza ditore lidhur me çmimet e importit të derivateve. Këto të dhëna shërbejnë si bazë për analizën dhe mbikëqyrjen e çmimeve të shitjes në tregun e brendshëm, përmes aktiviteteve të IQMT-së”, thuhet në njoftim.

Sipas MINTI-t, vlerësimi bëhet duke marrë parasysh çmimin mesatar të furnizimit të ditës paraprake, çmimin mesatar të furnizimit të 10 milionë litrave të fundit të importuara, si dhe çmimin mesatar të shitjes në tregun e brendshëm.

MINTI ka theksuar se mbikëqyrja ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e transparencës dhe parandalimin e çdo devijimi të pajustifikuar të çmimeve në raport me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hegsethi përmend Kosovën në mbrojtje ndaj nismës për shkarkimin e tij

10.11.2026

Xhubleta bëhet frymëzim për një nga objektet më të rëndësishme kulturore të Kosovës

11.11.2026

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

10.11.2026

Gjykata në Pejë jep detaje se pse seanca e nesërme ndaj Jeton Sylajt do të mbahet e mbyllur për publikun

11.11.2026