SHQIPERIA

​Dëmet nga protestat në Tiranë 3,37 milionë euro, 110 aplikime në “e-Albania”

Kosova.Today ·

Vlera totale e dëmeve të shkaktuara në bizneset e prekura nga protestat e ditëve të fundit në Tiranë vlerësohen deri sot në 3,37 milionë euro. Përmes shërbimit “Dëmi im” në e-Albania, bizneset e prekura vijojnë të raportojnë dëmet e shkaktuara,...

Vlera totale e dëmeve të shkaktuara në bizneset e prekura nga protestat e ditëve të fundit në Tiranë vlerësohen deri sot në 3,37 milionë euro.

Përmes shërbimit “Dëmi im” në e-Albania, bizneset e prekura vijojnë të raportojnë dëmet e shkaktuara, duke ndihmuar në dokumentimin dhe vlerësimin e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve bëri të ditur sot se deri tani 110 aplikime janë kryer në “Dëmi im” në platformën “e-Albania”, raporton AtSh.

Administrata Tatimore vijon punën për mbledhjen dhe verifikimin e informacionit, përmes 10 grupeve që janë në terren, me synimin për të krijuar një pasqyrë sa më të saktë të dëmeve materiale të shkaktuara në njësitë tregtare.

Në këtë kuadër, bizneset që kanë pësuar dëme ftohen të raportojnë rastet e tyre përmes shërbimit “Dëmi im”, për të kontribuar në dokumentimin e plotë të pasojave të protestave në aktivitetin ekonomik.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë

08.11.2026

Debate te “Zgjedhorja”, Gjiknuri: Po bllokohet puna e Komisionit, Bylykbashi: PS shmang rekomandimet e ODIHR

09.11.2026

Deputetët debatojnë për vizitën e ministrit te Veliaj në burg, Kapri: Nuk është sekret shtetëror

09.11.2026

Tensione në protestën para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë

09.11.2026