SPORTI

Demir Xhemalija drejt Kosovës U21, mesfushori i FC Luzernit jep sinjale pozitive

Kosova.Today ·

Kosova U21 mund të përforcohet me një tjetër futbollist të talentuar nga futbolli zviceran. Bëhet fjalë për Demir Xhemalijan, mesfushorin e FC Luzernit, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Zvicrës në grupmoshat e reja, transmeton albinfo.ch....

Kosova U21 mund të përforcohet me një tjetër futbollist të talentuar nga futbolli zviceran. Bëhet fjalë për Demir Xhemalijan, mesfushorin e FC Luzernit, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Zvicrës në grupmoshat e reja, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të bëra publike, Xhemalija ka zhvilluar ditë më parë një kontakt me përzgjedhësin e Kosovës U21, Hekuran Kryeziu, të cilit i ka dhënë përgjigje pozitive mundësisë për ta përfaqësuar Kosovën.

Interesimi për mesfushorin shihet si një mundësi për të shtuar cilësinë në repartin e mesfushës së përfaqësueses së re, duke marrë parasysh formimin e tij në futbollin zviceran dhe përvojën në grupmoshat e këtij shteti.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse kontaktet do të konkretizohen me vendimin përfundimtar të futbollistit dhe përfshirjen e tij në planet e Kombëtares U21.

Një angazhim i tillë do të ishte një tjetër përforcim për Kosovën nga talentet me prejardhje kosovare që janë formuar në akademitë dhe klubet e futbollit evropian./Albinfo.ch

The post Demir Xhemalija drejt Kosovës U21, mesfushori i FC Luzernit jep sinjale pozitive appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

MË NË FUND VJEN MOMENTI I ZHEGROVËS? Sonte mund të jetë titullar ndaj Fiorentinës

08.11.2026

Ish-trajnerin e Milanit pritet të merr drejtimin e Fenerbahces

03.11.2026

Pas krizës te Manchester United, Carrick tregon se a e ka ndërmen të dorëhiqet

09.11.2026

Amorim thyen heshtjen për Man Unitedin, befason me këto fjalë

07.11.2026