MAQEDONIA

Nga deponi mbeturinash në oazë gjelbërimi – Buteli inauguron Mega Parkun e ri!

Kosova.Today ·

Në Butel është hapur zyrtarisht Mega Parku, një hapësirë e re publike dhe e gjelbër, e cila do të shërbejë për pushim, rekreacion dhe shoqërim të qytetarëve. Për hapjen e parkut ka njoftuar drejtori i NP „Parqe dhe Gjelbërime“, Muamer Seferi,...

Në Butel është hapur zyrtarisht Mega Parku, një hapësirë e re publike dhe e gjelbër, e cila do të shërbejë për pushim, rekreacion dhe shoqërim të qytetarëve.

Për hapjen e parkut ka njoftuar drejtori i NP „Parqe dhe Gjelbërime“, Muamer Seferi, i cili bëri të ditur se ndërmarrja ka kontribuar në rregullimin e hapësirave të gjelbra në kuadër të projektit të Qytetit të Shkupit.

Sipas Seferit, hapësira ku sot është ndërtuar parku më parë ishte e degraduar dhe përdorej për hedhjen e mbeturinave.

Me realizimin e këtij projekti, Buteli fiton një hapësirë të re publike, e cila synon të përmirësojë ambientin dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët e të gjitha gjeneratave.

Edhe Këshilltarët e VLEN-it në Komunën e Butelit, së bashku me funksionarë të VLEN-it në Qytetin e Shkupit, morën pjesë në hapjen e Mega Parkut, hapësirës së re rekreative që i shtohet qytetit. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mustafi me akuza ndaj Mexhitit për Dimitrievskin, Lumjani nga VLEN i kundërpërgjigjet (FOTO)

10.11.2026

Shasivari takim me ambasadorin Aktas: Thellojmë partneritetin në fushën e drejtësisë

09.11.2026

Nga Drugova e Kërçovës në udhëheqjen politike shqiptare në Maqedoni

08.11.2026

Nga 1 dhjetori, kushte më të rrepta për kredi: Bankat ulin limitet e borxhit

09.11.2026