Mustafi me akuza ndaj Mexhitit për Dimitrievskin, Lumjani nga VLEN i kundërpërgjigjet (FOTO)
Përplasjet mes përfaqësuesve politikë në Kumanovë vazhdojnë të thellohen, kësaj radhe përmes një shkëmbimi të ashpër publik mes këshilltarit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Huzeir Mustafi, dhe zyrtarit të koalicionit VLEN, Halil Lumjani...
Përplasjet mes përfaqësuesve politikë në Kumanovë vazhdojnë të thellohen, kësaj radhe përmes një shkëmbimi të ashpër publik mes këshilltarit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Huzeir Mustafi, dhe zyrtarit të koalicionit VLEN, Halil Lumjani.
Mustafi ka drejtuar akuza të forta ndaj zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti lidhur me marrëveshjen politike me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, si dhe për deklaratat e tij rreth përdorimit të gjuhës shqipe dhe koalicionimit lokal.
Në reagimin e tij të plotë publik, Huzeir Mustafi ka shkruar:
„Izet Mexhiti është politikani më kontravers që mban mend historia e RMV-së.
Ai, pa u skuqur fare, thotë se BDI ka qenë parti e korruptuar dhe e dështuar për 20 vite, ndërkohë që për 20 vite ka qenë personalisht nënkryetar i BDI-së, deputet, kryetar komune etj.
Izet Mexhiti bëri marrëveshje me Maksim Dimitrievskin pas një kafeje dhe një uji mineral, pa u treguar asnjëherë kumanovarëve se mbi bazën e cilave pika e arriti atë marrëveshje. Ndërsa sonte, pa u skuqur fare, deklaron se BDI dhe ZNAM po veprojnë në koordinim sa i përket provimit të jurisprudencës.
Madje, ka deklaruar se nëse Maksim Dimitrievskit i pengon gjuha shqipe, atëherë le ta lëshojë pozitën e kryetarit të komunës.
Që në Qeveri nuk ju pyesin dhe nuk ju bëjnë hesap, është e vërtetë. Por ja, e keni një shans për ta përmirësuar sadopak demagogjinë tuaj.
Urdhëroni, tre këshilltarët tuaj në Komunën e Kumanovës le ta braktisin shumicën e pushtetit lokal. Ja mundësia për të dëshmuar se, kur flisni, e keni seriozisht dhe jo vetëm për pikë e përfitime politike të ditës!”
Pas këtij postimi ka ardhur përgjigja e menjëhershme nga Halil Lumjani nga radhët e koalicionit VLEN. Ai i është kundërpërgjigjur Mustafit duke i kujtuar ndryshimin e qëndrimeve politike dhe duke vënë në dukje rrugëtimin e subjektit të tij politik.
Në postimin e tij të plotë kundërshtues, Lumjani ka shkruar:
„Fotot nuk harrojnë, historia nuk fshihet! Para se të japësh leksione, kujto ku ke qenë vetë dje.
Duket se keni marrë mësime nga lideri juaj, sepse qëndrimet i ndërroni njësoj si ai. Fotot mbeten, historia nuk fshihet!”
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.