KOSOVA

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

Kosova.Today ·

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe. Babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari B. Demiri, i dyshuar për vrasjen e rëndë, është paraqitur...

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe.

Babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari B. Demiri, i dyshuar për vrasjen e rëndë, është paraqitur sot para Gjykatës në Gjilan, ku pritet të vendoset lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.

Gazetarja e Klan Kosovës, ka raportuar se i dyshuari, gjatë ditës së djeshme nuk ka arritur ta përfundojë deklarimin në Polici, për shkak të gjendjes së rënduar psikike.

Ndërkohë, nëna e 27-vjeçarit është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.

Ajo ka deklaruar se në momentin kur ka ndodhur rasti ishte në një dhomë tjetër.

Deri më tani, deklarimi i saj nuk ka pasur ndërlidhje me ndonjë gjetje apo nuk ka orientuar hetimet drejt një piste konkrete.

Rrethanat e plota të tragjedisë mbeten ende nën hetim nga Prokuroria Themelore në Gjilan.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Egjipti na mbush sofrën me fasule, Kosova vazhdon të varet nga importi

09.11.2026

Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

07.11.2026

Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion endemk

08.11.2026

Pamje dramatike nga Tirana, i riu rrëzohet përtokë pasi goditet nga uji me presion të lartë

07.11.2026