SHQIPERIA

Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos ndërprerjen e bojkotit në GJKKO, avokatët rikthehen në seanca nga e hëna

Kosova.Today ·

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për rrjedhojë, avokatët do t’u rikthehen normalisht seancave gjyqësore duke nisur nga dita e hënë. Kreu i Dhomës...

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për rrjedhojë, avokatët do t’u rikthehen normalisht seancave gjyqësore duke nisur nga dita e hënë.

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, ka bërë të ditur se, pavarësisht ndërprerjes së bojkotit, kundërshtimet ndaj rregullores në fjalë do të vijojnë përmes rrugëve ligjore.

Haxhia paralajmëroi depozitimin e padive dhe kërkesave të tjera, duke argumentuar se rregullorja cenon të drejtat dhe interesat e avokatëve.

“Do të bëjmë padi dhe kërkesa të tjera për këtë rregullore që na cenon”, u shpreh Haxhia.

The post Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos ndërprerjen e bojkotit në GJKKO, avokatët rikthehen në seanca nga e hëna appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zbardhen akuzat e reja për ish-drejtuesen e SHISH, Ferhati: Ja si transferuan jashtë vendit qindra-mijëra euro

09.11.2026

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: A do ta mbështesë opozita kësaj radhe?

09.11.2026

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09.11.2026

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026