JETA

“Dilni nga shtëpitë, bashkohuni!” – Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon edhe sot në Prishtinë

Kosova.Today ·

Sot në Prishtinë për të katërtën ditë do të protestohet për të kërkuar drejtësi për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste për të kërkuar llogari...

Sot në Prishtinë për të katërtën ditë do të protestohet për të kërkuar drejtësi për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste për të kërkuar llogari nga institucionet.

“Të shtunën në orën 17:00 mblidhemi prapë për ta vazhduar luftën tonë për drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara. Nesër, pasnesër e çdo ditë që vijon do t´i mbushim rrugët dhe sheshet e do t´i bllokojmë institucionet deri kur çdo kërkesë e jona të plotësohet. Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të jap llogari”.

Protesta do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar pastaj së bashku drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Dilni nga shtëpitë e bashkohuni”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti: 171 mjekë u kthyen në Kosovë gjatë vitit 2025, po e përjetojmë ‘kthimin e trurit’

07.11.2026

Zvicra një hap më afër rikthimit në Erasmus+, mbështetet financimi prej 193 milionë frangash

07.11.2026

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026

Ramë Dardania sfidon kaosin: Arti shqiptar në zemër të Zvicrës

09.11.2026