MAQEDONIA

Dimitriesvski i ZNAM-it kundër provimit të jurisprudencës në shqip

Kosova.Today ·

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Deklaratën e bëri sot në Koçan,...

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Deklaratën e bëri sot në Koçan, ku së bashku me udhëheqësinë e partisë prezantoi rezultatet e punës dyvjeçare të ZNAM-it, në kuadër të takimeve me qytetarët.

Duke komentuar kërkesat dhe debatet e fundit lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Dimitrievski tha se qëndrimi i partisë është i qartë dhe nuk do të ndryshojë.

“Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në gjuhën maqedonase. Mund të ketë kërkesa, presione dhe spekulime të ndryshme, por qëndrimi ynë është i qartë. Këto janë vijat tona të kuqe dhe nuk do të tërhiqemi prej tyre”, deklaroi Dimitrievski.

Ai shtoi se për parimet që përfaqëson partia e tij nuk pranon kompromise që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sali Ramadani në Parlament, 8 korrik 1997: “Unë jam nipi i Mefailave të Zajazit!”

08.11.2026

Përplasja e nxehtë mes BDI-së dhe drejtoreshës së ISHP-së për gjuhën shqipe!

09.11.2026

Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!

07.11.2026

AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!

08.11.2026