MAQEDONIA

ASH: Dimitrievski, “patriot me bateri kineze” – i janë harxhuar kartat politike!

Kosova.Today ·

Aleanca për Shqiptarët ka ironizuar ashpër kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke e quajtur atë “patriot me bateri kineze”. Në një komunikatë, ASH vlerëson se paralajmërimet e Dimitrievskit për largim të mundshëm nga Qeveria,...

Aleanca për Shqiptarët ka ironizuar ashpër kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke e quajtur atë “patriot me bateri kineze”.
Në një komunikatë, ASH vlerëson se paralajmërimet e Dimitrievskit për largim të mundshëm nga Qeveria, për shkak të çështjes së dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhë tjetër nga maqedonishtja, lidhen me përpjekjet e tij për të fituar pikë politike para zgjedhjeve të mundshme të parakohshme parlamentare.
Sipas ASH-së, Dimitrievski po përpiqet ta shfrytëzojë këtë çështje në fushatën parazgjedhore, për t’u paraqitur si patriot i madh.
Partia ironizon se atij i kanë mbetur pak tema për t’i përdorur në fushatë, duke përmendur kthimin e emrit të shtetit, transportin publik falas dhe rikonstruktimin e sheshit të qytetit.
“Dimitrievski i ka shpenzuar të gjitha kartat e tjera politike dhe tani po përpiqet ta përmirësojë rejtingun për një për qind duke hapur çështjen e provimit të jurisprudencës”, thuhet në reagimin e ASH-së.
“Lojë e lexuar!”, përfundon komunikata e partisë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor: pas pesë ditësh kërkohen kontrolle shtesë

09.11.2026

Mexhiti thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në votime për Këshillin Kombëtar Shqiptar

08.11.2026

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

09.11.2026

Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” kërkojnë hetim parlamentar dhe përgjegjësi politike

08.11.2026