MAQEDONIA

Mexhiti thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në votime për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kosova.Today ·

Izet Mexhiti, bashkëkryetari i koalicionit VLEN, ka përcjellë një mesazh inkurajues për qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës, në prag të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në thirrjen e tij, ai ka theksuar rëndësinë e...

Izet Mexhiti, bashkëkryetari i koalicionit VLEN, ka përcjellë një mesazh inkurajues për qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës, në prag të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në thirrjen e tij, ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive dhe të mbrojtjes së të drejtave, gjuhës dhe kulturës shqiptare përmes votës.

Në vijim gjeni postimin e plotë të Izet Mexhitit:

“Të dashur shqiptarë të Luginës së Preshevës,
Nesër është një ditë e rëndësishme për përfaqësimin e shqiptarëve. Secili prej jush mund ta bëjë zërin e vet pjesë të këtij vendimi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka rëndësi për gjuhën shqipe, arsimin e fëmijëve tanë, kulturën dhe të drejtat tona. Prandaj ka rëndësi pjesëmarrja. Ka rëndësi secili qytetar. Ka rëndësi çdo votë.

Dilni, merrni pjesë dhe votoni lirshëm, sipas bindjes suaj. Për përfaqësim të drejtë. Për gjuhën, kulturën dhe të ardhmen tuaj në vendlindje.

Nesër, le të dëgjohet zëri juaj. Dilni dhe votoni për Këshillin Kombëtar Shqiptar!”


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Investim i ri në ngrohjen qendrore në Shkup! Mbi 500 familje pritet të përfitojnë nga sistemi i ri

07.11.2026

Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina

08.11.2026

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

09.11.2026

Sali: Institucionet duhet të përmbushin detyrimet në kohë për avancimin drejt BE-së

07.11.2026