MAQEDONIA

Dogana aksion në Prilep, Mustafa Dauti zbulon detajet e aksionit ku u konfiskuan afro 170 kg duhan i paligjshëm!

Kosova.Today ·

Zëvendësdrejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar se gjatë orëve të fundit është zhvilluar siç theksoi aksion i suksesshëm i realizuar në qytetin e Prilepit, ku autoritetet doganore kanë konfiskuar 168,7...

Zëvendësdrejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar se gjatë orëve të fundit është zhvilluar siç theksoi aksion i suksesshëm i realizuar në qytetin e Prilepit, ku autoritetet doganore kanë konfiskuar 168,7 kilogramë duhan të prerë, duke parandaluar shmangien e akcizës në vlerë prej 463.787 denarësh.

“Në kuadër të kontrolleve të detajuara, inspektorët kanë identifikuar gjashtë persona që ushtronin shitjen e duhanit pa pulla akcize, ndaj të cilëve tashmë janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore. Ky aksion pason ndërhyrjen e fundit ku u sekuestruan 135 kilogramë duhan i prerë. Këto dy aksione të njëpasnjëshme brenda një kohe të shkurtër dërgojnë një mesazh të prerë nga ana e institucioneve”, theksoi Dauti.

Ai shtoi se institucionet mbeten plotësisht të angazhuara në mbrojtjen e interesit publik dhe se përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe hetimeve të thelluara, synohet parandalimi i shmangies së detyrimeve ligjore dhe sigurimi i një konkurrence të drejtë për të gjithë ata që veprojnë në mënyrë të ligjshme.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Një vit në krye të Strugës, Qyra: Kemi punuar me përkushtim, vazhdojmë të bëjmë histori me ndryshime

10.11.2026

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

10.11.2026

As shqipja, as Evropa nuk i pëlqejnë Apasievit: Sulmon takimin Shasivari–Rokas!

11.11.2026

Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës

10.11.2026