MAQEDONIA

Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës

Kosova.Today ·

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj qëndrimeve të liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, lidhur me mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në debatin...

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj qëndrimeve të liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, lidhur me mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në debatin “Verdict” në TVM2, Mexhiti e akuzoi Dimitrievskin se deri dje promovonte konceptin qytetar, ndërsa sot, sipas tij, ai po shfaq qëndrime ultranacionaliste për këtë çështje dhe po kërcënon me largimin nga Qeveria.

“Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, duhet ta lirojë vendin e kryetarit të komunës. Nëse i pengon shqipja, tabela para Qeverisë është maqedonisht dhe shqip dhe atëherë ministrat e tij nuk duhet të jenë në Qeveri. Nëse i pengon shqipja, Kuvendi është në dy gjuhë edhe deputetët e tij nuk duhet të jenë në Kuvend. Pra, e shoh këtë si punë fushate dhe folklor politik nga ana e tij”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është rezultat i një marrëveshjeje politike, e cila sipas tij, për herë të parë në historinë e vendit hap rrugën që ky provim të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Sipas tij, edhe kryeministri e ka cilësuar këtë si marrëveshje politike, duke theksuar se një mundësi e tillë nuk ka ekzistuar më parë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026

Alta Banka ri-aktivizon bankingun mobil dhe elektronik

08.11.2026

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026

Dy banka të njohura të huaja në konkurrencë për të blerë Alta Bankën në Maqedoninë e Veriut

09.11.2026