MAQEDONIA

(DOKUMENT)Saranda Imeri Stafai zbulon skandalin: Si i vulosi Ali Ahmeti shqiptarët si “minoritet”

Kosova.Today ·

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj Ali Ahmetit, duke e akuzuar se për 22 vjet ka mbajtur të painformuar opinionin lidhur me përfshirjen e shqiptarëve në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Në një...

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj Ali Ahmetit, duke e akuzuar se për 22 vjet ka mbajtur të painformuar opinionin lidhur me përfshirjen e shqiptarëve në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Në një status në rrjetet sociale, ajo rikujton se në vitin 2004, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë kishte depozituar në Këshillin e Evropës një raport zyrtar, në të cilin shqiptarët përfshiheshin shprehimisht në kategorinë e popujve që mbrohen nga kjo konventë.

Sipas Stafait, ky dokument përbën një çështje thelbësore, pasi në raportin zyrtar të dorëzuar në Këshillin e Evropës, shqiptarët trajtohen si pakicë kombëtare. Ajo e lidh këtë përcaktim me problemet që, sipas saj, kanë shoqëruar statusin e shqiptarëve ndër vite.

Në reagimin e saj, Stafai i është drejtuar drejtpërdrejt Ahmetit me pyetjen: “He more Ali Ahmeti! Sa e ke kullotur këtë popull për 22 vjet?!”

Ajo ka shtuar se shqiptarët ishin përfshirë shprehimisht në deklaratën e rishikuar të Maqedonisë, të dorëzuar në Këshillin e Evropës më 2 qershor 2004.

“Vonë jeni zgjuar nga gjumi!”, ka përfunduar reagimin deputetja e VLEN-it.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nis peticioni për vendosjen e prangave elektronikë ndaj dhunuesve

08.11.2026

Mustafi me akuza ndaj Mexhitit për Dimitrievskin, Lumjani nga VLEN i kundërpërgjigjet (FOTO)

10.11.2026

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

08.11.2026

Arifi: BDI për 20 vjet nuk zgjodhi asnjë çështje si duhet, Aliti: Çka jeni duke bërë ju (VIDEO)

10.11.2026