SHQIPERIA

Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë

Kosova.Today ·

Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi reale për anëtarësimin në BE, ndërsa shtoi se synimi është që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027. Komentet Rama i bëri nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare...

Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi reale për anëtarësimin në BE, ndërsa shtoi se synimi është që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027.

Komentet Rama i bëri nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), për të folur me një audiencë ekspertësh të Europës e Ballkanit dhe diplomatësh për temën “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”.

“Jemi në një moment tejet përcaktues të historisë sonë. Shohim një derë të hapur si një mundësi reale të vërtetë, për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje europiane. Është një moment që është shndërruar në një moment kulmor, ku gjërat që dukeshin të pamundura, tani janë të mundura. Mund të bëhemi pjesë e kësaj familjeje më në fund. Duhet të bëjmë maksimumin që të përmbushim pritshmëritë e palës tjetër. Sigurisht që Europa ka një proces të ndërlikuar vendimmarrjeje. Ajo që është më e rëndësishme është që t’ja dalim me sukses të përmbyllim kapitujt e negociatave. Sot çdo gjë po ecën sipas rregullave dhe jemi dakord edhe me komisionin për këtë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që t’i përmbyllim negociatat brenda vitit 2027”, u shpreh Rama

Kryeministri Rama në Dublin, diskutim mbi rrugëtimin europian të Shqipërisë – 11 nentorDownload

The post Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ekskluzive/ Deputetja e PS-së Sara Mila paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

11.11.2026

Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, dënohet me 7 vite e 4 muaj

11.11.2026

Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore. Siguria është përgjegjësi e përbashkët

10.11.2026

Hita pritet në Romë nga homologu italian, në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimi policor

11.11.2026