SHQIPERIA

Durrës! 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë shëndetësore

Kosova.Today ·

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij. Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu, i cili ka probleme të shëndetit mendor, ka ushtruar...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij.

Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu, i cili ka probleme të shëndetit mendor, ka ushtruar dhunë ndaj babait 72-vjeçar dhe nënës 69-vjeçare, përballë banesës së tyre.

Si pasojë e goditjeve, të dy prindërit kanë mbetur të dëmtuar. Nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të gjendjes së tij, 72-vjeçari është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, 37-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

The post Durrës! 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

09.11.2026

Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi

09.11.2026

Grabitja e 2 bankave dhe trafiku i drogës në Rinas, Policia e Tiranës jep detaje: Në pranga autorët

09.11.2026

Deputetët debatojnë për vizitën e ministrit te Veliaj në burg, Kapri: Nuk është sekret shtetëror

09.11.2026