MAQEDONIA

Dyshohet se i shmangën shtetit mbi 377 mijë euro tatime – kallëzim penal ndaj tre personave dhe një kompanie!

Kosova.Today ·

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave dhe një kompanie nën dyshimin për evazion fiskal në vlerë prej mbi 377 mijë eurosh, duke dëmtuar buxhetin e shtetit. Sipas hetimeve, gjatë viteve 2022 dhe 2023, të dyshuarit...

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave dhe një kompanie nën dyshimin për evazion fiskal në vlerë prej mbi 377 mijë eurosh, duke dëmtuar buxhetin e shtetit.

Sipas hetimeve, gjatë viteve 2022 dhe 2023, të dyshuarit kanë tërhequr nga llogaria e kompanisë rreth 8,9 milionë denarë pa mbulesë përkatëse, ndërsa nuk kanë deklaruar siç duhet hua prej 21,7 milionë denarësh.

Gjithashtu, dyshohet se kanë fshehur detyrime të vjetruara prej mbi 148 milionë denarësh dhe kanë përvetësuar mallra nga rezervat e kompanisë në vlerë prej rreth 14,9 milionë denarësh.

Përmes këtyre veprimeve, sipas Policisë Financiare, është shmangur pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi fitimin dhe TVSH-së, në shumën e përgjithshme prej 23.252.988 denarësh.

Kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, ndërsa përgjegjësia penale e të dyshuarve mbetet për t’u përcaktuar nga organet kompetente.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

32-vjeçarja nga Shkupi pëson djegie të rënda, u përpoq të ndizte zjarr me benzinë

11.11.2026

Banka Popullore e Maqedonisë dhe guvernatori Slaveski dorëzuan kallëzime penale kundër Filipçes, Dimitrijeviqit dhe Zhernovskit në lidhje me „Alta Bankën“!

11.11.2026

Ky është dokumenti që thekson se Qeveria LSDM – BDI i hapi dyert Alta Bankës që në vitin 2023 (DOKUMENT)

11.11.2026

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

10.11.2026