SHQIPERIA

Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Kosova.Today ·

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë. Paraprakisht dyshohet se ai është sulmuar dhe kafshuar nga një ari, bazuar në atë që kanë deklaruar familjarët e tij kur kanë telefonuar spitalin për të kërkuar ndihmë mjekësore për të. Sipas informacionit...

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë. Paraprakisht dyshohet se ai është sulmuar dhe kafshuar nga një ari, bazuar në atë që kanë deklaruar familjarët e tij kur kanë telefonuar spitalin për të kërkuar ndihmë mjekësore për të.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai dyshohej se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Transportonte kundrejt pagesës emigrantin afgan drejt Gjirokastrës, arrestohet 32-vjeçari, kishte thyer “Arrestin në shtëpi”

08.11.2026

Zjarr në një lokal në Zvërnec, objekti digjet plotësisht (VIDEO)

08.11.2026

Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën

09.11.2026

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

09.11.2026