BOTA

Elektrifikimi në qendër të vëmendjes së Konferencës së Klimës

Kosova.Today ·

Në konferencën e OKB-së për klimën (COP31) që po mbahet në Turqi pritet të mbërrijnë dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish për një samit dyditor. Kancelari gjerman Friedrich Merz nuk do të marrë pjesë në “Leader’s Summit” në Antalia, pasi e...

Në konferencën e OKB-së për klimën (COP31) që po mbahet në Turqi pritet të mbërrijnë dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish për një samit dyditor. Kancelari gjerman Friedrich Merz nuk do të marrë pjesë në “Leader’s Summit” në Antalia, pasi e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve të tjera.

Takimi do të hapet me fjalime të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Në listën e folësve janë gjithashtu 77 krerë shtetesh dhe qeverish, të cilët do t’i drejtohen seancës plenare për maksimumi tre minuta secili. Mes tyre janë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva. Përveç senacës plenare janë planifikuar edhe workshope tematike, si dhe hapësira për bisedime dypalëshe.

Guterres, i cili merr pjesë për herë të fundit në një konferencë për klimën në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, kërkoi në prag të samitit që të mos bllokohet më heqja dorë nga qymyri, nafta dhe gazi në mbarë botën. Sipas tij ka ardhur koha që heqja dorë nga lëndët djegëse fosile të mos trajtohet më si tabu apo si një problem i pazgjidhshëm.

Tema e elektrifikimit

Një nismë e vendit mikpritës të samitit, Turqisë, nuk figuron fare në agjendën zyrtare. Megjithatë duket se tema e elektrifikimit është në qendër të vëmendjes së konferencës së sivjetme për klimën.

Sipas ministrit turk të Mjedisit, Murat Kurum, ky samit në Antalia mund të ketë në rastin më të mirë një efekt vërtet transformues. Në një takim të OKB-së në Bon, ai njoftoi: “Ne duam ta përshpejtojmë tranzicionin energjetik duke rritur shkallën globale të elektrifikimit në 35 për qind.”

Sipas objektivit të presidencës së konferencës, deri në vitin 2035 pjesa e energjisë elektrike në konsumin përfundimtar mbarëbotëror të energjisë duhet të arrijë në 35 për qind. Aktualisht sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kjo shifër është 23 për qind.

Kështu në qendër të vëmendjes po vihet një ide që prej kohësh diskutohet nga organizatat joqeveritare si një lloj narrative pozitive për mbrojtjen e klimës. Ajo thekson veçanërisht mundësitë që ofron elektrifikimi: shumë procese që sot funksionojnë me qymyr, naftëdhe gaz, duke shkaktuar emetime të dëmshme të gazeve serrë, në të ardhmen duhet të funksionojnë me energji elektrike.

Presidencë e dyfishtë e konferencës nga Turqia dhe Australia

Nëse kjo nismë do të rezultojë e suksesshme, kjo do të varet në fund të fundit nga aftësitë diplomatike të presidencës së konferencës, e cila këtë herë përbëhet nga një tandem mes Turqisë dhe Australisë. Të dyja shtetet kanë caktuar që më herët ministre dhe ministra përgjegjës për tema të veçanta të negociatave.

Për Gjermaninë në negociata merr pjesë ministri federal i Mjedisit Carsten Schneider. Po ashtu në to janë përfshirë ministrja franceze e Klimës Monique Barbut dhe ministre e ministra të tjerë nga vendet evropiane. Kjo përbën një bazë të mirë që samiti i sivjetshëm i klimës të arrijë rezultate konkrete në fushën e elektrifikimit dhe që iniciativa të marrë vrull.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shqiptari që është bërë i preferuari i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij

08.11.2026

Nga Beogradi në Moskë, me valixhe plot para dhe ar? Çfarë fshihet pas fluturimit të tre besnikëve të Vuçiçit

06.11.2026

Joe Biden sulmohet gjatë një vizite të paparalajmëruar në Dublin

11.11.2026

Nafta ka rënë në nivelin më të ulët që nga muaji gusht, shpresat për fundin e luftës me Iranin po rrëzojnë çmimet

10.11.2026