SHQIPERIA

Rama emëron një shqiptare nga Maqedonia e Veriut si këshilltare për mediat

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në detyrën e këshilltares për mediat. Gjakova është me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa një pjesë të konsiderueshme të jetës e ka kaluar në Kosovë, ku ka qenë e angazhuar edhe në politikë....

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në detyrën e këshilltares për mediat.

Gjakova është me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa një pjesë të konsiderueshme të jetës e ka kaluar në Kosovë, ku ka qenë e angazhuar edhe në politikë.

Tetë vite më parë, ajo iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 kandidoi për deputete nën siglën e kësaj force politike.

Angazhimin e saj të mëparshëm politik në Kosovë, Vlera Gjakova e ka bërë të ditur edhe përmes postimeve në rrjetet sociale. /Euronews


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: A do ta mbështesë opozita kësaj radhe?

09.11.2026

Helmimi në Vlorë, dyshohet për ndotje fekale të ujit, 10 fëmijë të shtruar në spital, shtohen rastet dhe tek të rriturit

08.11.2026

Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

08.11.2026

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

08.11.2026