JETA

Erina Nrecaj, në moshën 19-vjeçare bëhet zëvendësdrejtuese e një filialeje të Migros-it në Zvicër

Kosova.Today ·

Pa i mbushur ende 20 vjeç, Erina Nrecaj ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj profesionale në Zvicër. Ajo është emëruar zëvendësdrejtuese e filialës Migros Promenade në Rorschach, transmeton albinfo.ch. Vetëm dy vjet më parë,...

Pa i mbushur ende 20 vjeç, Erina Nrecaj ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj profesionale në Zvicër. Ajo është emëruar zëvendësdrejtuese e filialës Migros Promenade në Rorschach, transmeton albinfo.ch.

Vetëm dy vjet më parë, Nrecaj ishte ende në trajnim profesional në filialen e gjeneratës së re të Migros-it në Gossau. Ngjitja e saj e shpejtë në karrierë është rezultat i ambicies, aftësive profesionale dhe forcës së karakterit, sipas artikullit të publikuar nga “Migros Magazin”.

E reja nga Amriswili ka pranuar se nuk e kishte pritur të merrte këtë pozitë. Megjithatë, përgjegjësia e re po e ndihmon të zhvillohet edhe më shumë profesionalisht.

Drejtoresha e filialës ishte bindur nga pjekuria dhe njohuritë e saj të gjera profesionale. Ndërkohë, Erina është përshtatur mirë me rolin e ri drejtues dhe e sheh këtë si një kapitull të rëndësishëm në jetën e saj.

“Është shumë bukur kur dikush të beson një përgjegjësi të tillë. Filiala tashmë është, deri diku, ‘dyqani im’”, është shprehur ajo për “Migros Magazin”.

Rrugëtimi i Erina Nrecajt tregon se mosha nuk është domosdoshmërisht pengesë për të marrë përgjegjësi dhe për të ndërtuar një karrierë profesionale./Albinfo.ch

The post Erina Nrecaj, në moshën 19-vjeçare bëhet zëvendësdrejtuese e një filialeje të Migros-it në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kërcënimet me bomba në aviacionin evropian, Zvicra ftohet në takimin e BE-së

10.11.2026

Zvicra prezanton aplikacionin falas për deklarimin e transportit të mallrave

09.11.2026

Makina e famshme KITT nuk gjen blerës në Cyrih, oferta më e lartë arrin 200 mijë franga

08.11.2026

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 154 mijë dollarë

07.11.2026