JETA

“Fisi është për dasmë”, Bajrami akuzon Qeverinë për punësimin e familjarëve në ambasada

Kosova.Today ·

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë pas emërimeve të fundit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, duke pretenduar se në ambasada po sistemohen familjarë dhe persona të afërt me zyrtarë të pushtetit. Në reagimin e saj,...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë pas emërimeve të fundit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, duke pretenduar se në ambasada po sistemohen familjarë dhe persona të afërt me zyrtarë të pushtetit.

Në reagimin e saj, Bajrami ka përmendur tri raste: mbesën e ministrit Xhelal Sveçla në Washington, kushërirën e Luan Dalipit në Berlin dhe bashkëshorten e një ish-bashkëpunëtori të tij në Iowa.

Ajo ka akuzuar Qeverinë se, në vend që të merret me problemet me të cilat përballen qytetarët, po angazhohet për sistemimin e personave të afërt në përfaqësitë diplomatike.

“Ju kanë mashtru. Krejt çka kanë premtu sot e bëjnë të kundërtën. Ju kanë mashtru e kanë dështu. E sa gjatë do ta jetojmë këtë mashtrim varet edhe nga Ju”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja ka publikuar edhe një video të kryeministrit Albin Kurti, në të cilën ai kundërshtonte sistemimin e familjarëve në institucione, duke përdorur shprehjen: “Fisi është për dasma”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Trajneri i ri i Fenerbahces merr vendimin e rëndësishëm për Vedat Muriqin

07.11.2026

Çaste magjike nga koncerti i tenorit shqiptar Ramë Lahaj në Vjenë

08.11.2026

Zvicra prezanton aplikacionin falas për deklarimin e transportit të mallrave

09.11.2026

Imami Bashkim Aliu jep dorëheqje pas zbulimit të deklaratave homofobike

10.11.2026