KOSOVA

Ky është gjyqtari i Speciales që do të vendosë në gjyqin e dytë të Thaçit

Kosova.Today ·

Gjykata Speciale në Hagë nesër e jep vendimin për gjyqin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, për tentim pengimi të drejtësisë. Ish-presidenti i Kosovës, ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj...

Gjykata Speciale në Hagë nesër e jep vendimin për gjyqin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, për tentim pengimi të drejtësisë.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, veterani i UÇK-së, Fadil Fazliu, dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, të martën në orën 10:00 dalin para gjykatës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin dhe nëse i njëjti shpallet fajtor në këtë çështje, ta vuajë dënimin e dytë pas atij në rastin e madh, transmeton Klankosova.tv

Për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun kërkoi nga tri vjet burgim, ndërsa për Kuçin nëntë muaj.

Aktakuza në këtë çështje u dorëzua më 5 dhejtor të vitit 2024.

Gjykatësi i vetëm në këtë rast është Christopher Gosnell.

Ndërsa ekipet mbrojtëse të të akuzuarve janë:

Thaçi: Sofi Menegon (Mbrojtëse), Luka Mishetiq (Bashkëmbrojtës);

Smakaj: Jonathan Rees (Mbrojtës), Huw Bowden and Derrick Gooden (Bashkëmbrojtës);

Kilaj: Iain Edwards (Mbrojtës), Joe Holmes (Bashkëmbrojtës);

Fazliu: David Young (Mbrojtës);

Kuçi: Alexander Admiraal (Mbrojtës).

Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit është 11, ndërsa janë dëgjuar katër dëshmitarë, kurse numri i dëshmive me shkrim të dëshmitarëve është pesë.

Kujtojmë se në seancën ku janë thënë fjalët përfundimtare, në shtator të këtij viti, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon kishte thënë që vendimi i trupit gjykues ndaj tij të bazohet në prova dhe se ai të lirohet.

“Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo spekulime, dhe të jetë lirim nga të gjitha akuzat”, tha Menegon.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova ia kalon Shqipërisë në të ardhurat e shtresës më të varfër të popullsisë

16.11.2026

Rizvanolli: Transaksionet me kompani serbe deri sot s’kanë qenë të ndaluara, nga sot po – Serbia i ka bllokuar linjat

16.11.2026

Nga Graçanica në Bruksel, Nagavci kujton historinë e këngës “Oj Kosovo, Kosovo”

16.11.2026

Alarmon IKShPK-ja: 336 raste me fruth në Kosovë, 37 vetëm gjatë javës së fundit

16.11.2026