MAQEDONIA

Faruk Nevzati: Të gjithë deputetët e VMRO-së në Bërvenicë, deputetët e AKI-së askund?!

Kosova.Today ·

Ish sekretari i Komunës së Çairit dhe njëherit nga VLEN, Faruk Nevzati, ka ngritur shqetësimin për mungesën e deputetëve të AKI-së në terren gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë. Përmes një postimi në Fejsbuk, Nevzati ka...

Ish sekretari i Komunës së Çairit dhe njëherit nga VLEN, Faruk Nevzati, ka ngritur shqetësimin për mungesën e deputetëve të AKI-së në terren gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë.

Përmes një postimi në Fejsbuk, Nevzati ka vënë në pah praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë për të vëzhguar procesin zgjedhor, ndërsa ka kritikuar mungesën e deputetëve shqiptarë dhe të reagimeve publike nga kjo komunë.

“Krejt deputetët e VMRO-së në Bërvenicë t’u i vëzhgu zgjedhjet! Asnjë deputet shqiptar, asnjë postim nga Bërvenica. Pse bre kështu?! Po sot nuk është dita me i vëzhgu zgjedhjet prej në TV!”, ka shkruar Nevzati.

Reagimi i tij rikthen në vëmendje rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë gjatë procesit zgjedhor me rëndësi për Bërvenicën.

Nevzati me këtë vë në pikëpyetje angazhimin e deputetëve të kampit politik shqiptar sidomos të opozitës dhe kërkon praninë e tyre në terren, në vend të ndjekjes së zgjedhjeve vetëm përmes televizionit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mustafi me akuza ndaj Mexhitit për Dimitrievskin, Lumjani nga VLEN i kundërpërgjigjet (FOTO)

10.11.2026

Ahmeti me mesazh emocionues pas vdekjes së profesorit Zoran Spirovski: Do të mbahet mend për profesionalizmin dhe përkushtimin

08.11.2026

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

10.11.2026

“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra

07.11.2026