JETA

Fenerbahce e mposht Liverpoolin, Vedat Muriqi hero

Kosova.Today ·

Vedat Muriqi është pa dyshim heroi i Fenerbahces sonte. Sulmuesi kosovar e shënoi golin e fitore 3:2 të turqve sonte në shtëpi ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Por, nuk ishte...

Vedat Muriqi është pa dyshim heroi i Fenerbahces sonte. Sulmuesi kosovar e shënoi golin e fitore 3:2 të turqve sonte në shtëpi ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Por, nuk ishte gjithçka e lehtë për ekipin nga Stambolli që e panë veten në disavantazh në minutën e 25-të, kur Nyoni realizoi.

Vetëm katër minuta më vonë, Mason Greenëood arriti të barazonte rezultatin, me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Alexander Isak e riktheu epërsinë e Liverpoolit në minutën e 69-të të ndeshjes, por përsëri katër minuta më vonë Fenerbahce barazoi, këtë herë nëpërmjet Broën.

E në minutën e 79-të, i inkuadruari në lojë vetëm disa minuta më herët, Vedat Muriqi me shtatlartësinë e tij krijoi hapësirën dhe e goditi topin me kokë duke shënuar për 3:2.

Kjo ishte fitorja e parë e Fenerbahces në Ligën e Kampionëve këtë edicion, ndërsa ngjitet në vendin e 19-të me pesë pikë gjithsej.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet përkohësisht në vendin e pestë me nëntë pikë, duke e shijuar humbjen e parë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Reshje shiu në fillim të javës në Zvicêr, të premten pritet rënie e ndjeshme e temperaturave

10.11.2026

Komandanti i FSK-së dekorohet me dy medalje nga Garda Kombëtare e Iowas

07.11.2026

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026