SHQIPERIA

Finalizohen dy operacione në Vlorë, në pranga tre persona për vjedhje dhe zjarrvënie! Në kërkim një tjetër

Kosova.Today ·

Policia e Vlorës këtë të mërkurë ka finalizuar dy operacione, në të cilat kanë rënë në pranga tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas raportimeve të policisë, operacioni i parë ka të bëjë me rastin e vjedhjes, ku nga...

Policia e Vlorës këtë të mërkurë ka finalizuar dy operacione, në të cilat kanë rënë në pranga tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas raportimeve të policisë, operacioni i parë ka të bëjë me rastin e vjedhjes, ku nga ky operacion kanë rënë në pranga A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre këta persona dyshohet se kanë vjedhur në një biznes dhe lokale.

Ndërkohë, në operacionin e dytë ka rënë në pranga A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për zjarrvënien ndaj një miniskrepi në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë finalizuan 2 operacione policore, në kuadër të të cilave:

-U zbardhën 3 vjedhje në biznese dhe lokale, u arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”.

-U kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 08.10.2026 ka djegur një mjet pune (miniskrep), në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohen dy operacione në Vlorë, në pranga tre persona për vjedhje dhe zjarrvënie! Në kërkim një tjetër appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

09.11.2026

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

08.11.2026

Reforma territoriale nis fazën e dytë pa opozitën, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet komisionit

09.11.2026