SHQIPERIA

Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas të Korçës, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve

Kosova.Today ·

Era e fortë që ka përfshirë juglindjen gjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke lënë pa furnizim 6 fshatra të Njësisë Administrative Lekas në bashkinë e Korçës. Fshatrat Tudas...

Era e fortë që ka përfshirë juglindjen gjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke lënë pa furnizim 6 fshatra të Njësisë Administrative Lekas në bashkinë e Korçës.

Fshatrat Tudas, Lavdar, Bozdovec, Mazrekë, Pula dhe Peshtan vijojnë të jenë pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimeve në linjat e tensionit të ulët. Pa energji deri në mëngjesin e sotëm ka qenë edhe fshati Lekas, ku furnizimi është rikthyer.

Për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat e prekura, në terren janë angazhuar dy grupe pune të OSHEE-së. Megjithatë, terreni i thepisur malor dhe kushtet atmosferike e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e punonjësve.

Ndërkohë, ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike janë regjistruar edhe në Voskopojë dhe fshatrat e kësaj njësie administrative, gjithashtu si pasojë e erës së fortë.

Në fshatrat e tjera të juglindjes nuk raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike.

The post Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas të Korçës, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ndeshja Shqipëri-Finlandë në “Air Albania”, policia njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen

12.11.2026

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për arsimin policor, Hita viziton Akademinë e Policisë në Romë

12.11.2026

Bosnjë-Hercegovinë, arrestohen 15 persona në një operacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

11.11.2026

Rama feston fitoren e Shqipërisë mes liderëve europianë: Isha pranë Melonit dhe Macron, nuk di si t’i falenderoj çunat

12.11.2026