MAQEDONIA

Gashi i hap dyert e restorantit të Kuvendit për studentët: Do t’i pres me kënaqësi

Kosova.Today ·

Forumi për Ndryshime në Arsim i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që më 27 nëntor të organizojë një Ditë të Hapur në restorantin e Kuvendit, ku 30 deri në 40 studentë do të mund të ushqehen me të njëjtat çmime që paguajnë...

Forumi për Ndryshime në Arsim i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që më 27 nëntor të organizojë një Ditë të Hapur në restorantin e Kuvendit, ku 30 deri në 40 studentë do të mund të ushqehen me të njëjtat çmime që paguajnë deputetët. Gashi ka deklaruar se do t’i priste me kënaqësi studentët në Kuvend.

Forumi për Ndryshime në Arsim ka kërkuar zyrtarisht nga kryeparlamentari Afrim Gashi që të mundësojë organizimin e një Dite të Hapur në restorantin e Kuvendit, më 27 nëntor, me pjesëmarrjen e 30 deri në 40 studentëve.

Sipas nismës, studentët do të kenë mundësi të porosisin dhe të paguajnë vetë ushqimin, por me të njëjtat çmime që vlejnë për deputetët në restorantin parlamentar.

Nga Forumi theksojnë se nuk kërkojnë ushqim falas, trajtim të veçantë apo shpenzime shtesë nga buxheti i Kuvendit, por vetëm mundësi të barabarta për të përfituar nga çmimet e restorantit.

Nisma vjen në vazhdën e debatit për racionin e subvencionuar studentor, vlera ditore e të cilit aktualisht është 140 denarë, si dhe pas publikimit të çmimores së restorantit të Kuvendit, e cila nxiti reagime të shumta në opinion.

Forumi kërkon që Gashi t’u përgjigjet zyrtarisht, ndërsa në rast se kërkesa refuzohet, të sqarohen arsyet konkrete ligjore dhe organizative.

I pyetur nga gazetarët për këtë nismë gjatë brifingut me përfaqësuesit e mediave, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi se studentët mund të vijnë për të drekuar në Kuvend dhe se ai do t’i priste me kënaqësi.

Kjo nismë vjen në një kohë kur debati për shumën e racionit të subvencionuar studentor është intensifikuar. Forumi për Ndryshime në Arsim ka kërkuar rritjen dhe harmonizimin e shumës me inflacionin, ndërsa ka ngritur edhe padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për moszbatimin e dispozitave ligjore për harmonizimin e saj.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

13.11.2026

Saranda Imeri Stafai sfidon BDI-në për interpelancën ndaj Stoilkoviqit: A do ta votoni apo do të mungoni përsëri?

16.11.2026

Iseni: Davor Macura i blen aksionet për hyrjen e “Alta Bankës” drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit

14.11.2026

VLEN: “Kopili” e ka babën politik në Zajaz!

15.11.2026