Saranda Imeri Stafai sfidon BDI-në për interpelancën ndaj Stoilkoviqit: A do ta votoni apo do të mungoni përsëri?
Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me interpelancën e dorëzuar në Kuvend ndaj ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkoviq. Në reagimin e saj, ajo vë në dukje...
Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me interpelancën e dorëzuar në Kuvend ndaj ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkoviq.
Në reagimin e saj, ajo vë në dukje se nisma për këtë interpelancë u dorëzua nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe jo nga BDI-ja, duke i drejtuar kësaj të fundit pyetjen nëse deputetët e saj do të marrin pjesë në votim apo do të mungojnë në sallën kuvendore.
Postimi i plotë i deputetes Saranda Imeri Stafai:
“Realisht, kur arriti materiali për interpelancën ndaj Stoilkoviqit, mendova se iniciativën e kishte ndërmarrë BDI-ja. Por ja që na doli LSDM-ja!
Gjithë ato piskama në Kuvend, gjithë ajo zhurmë dhe ato tentativa për të tërhequr vëmendjen, në fund përfunduan me një ASGJË!
Tani pyetja është e thjeshtë: A do ta votoni interpelancën apo do të mungoni përsëri, siç e keni zakon, duke lënë vetëm 2-3 deputetë kujdestarë në sallë?” (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.