MAQEDONIA

Gashi dhe Haxhiu kërkojnë thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kosova.Today ·

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti në takim homologen e tij nga Kosova, Albulena Haxhiu, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit parlamentar, integrimi evropian...

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti në takim homologen e tij nga Kosova, Albulena Haxhiu, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit parlamentar, integrimi evropian dhe koordinimi për çështjet me rëndësi rajonale.

Haxhiu theksoi se kjo është vizita e saj e parë zyrtare jashtë vendit në cilësinë e kryetares së Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si dëshmi të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Të dy kryetarët u pajtuan se bashkëpunimi rajonal dhe reformat janë të rëndësishme për përshpejtimin e integrimit evropian, si dhe theksuan nevojën për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sali Ramadani në Parlament, 8 korrik 1997: “Unë jam nipi i Mefailave të Zajazit!”

08.11.2026

Nga 1 dhjetori, kushte më të rrepta për kredi: Bankat ulin limitet e borxhit

09.11.2026

AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!

08.11.2026

Ndërron jetë profesori dhe kirurgu i njohur torakal nga Shkupi, Zoran Spirovski

08.11.2026