SPORTI

Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix

Kosova.Today ·

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka regjistruar tri fitore radhazi në Grand Prix Zagreb 2026, duke siguruar një vend në mesin e tetë më të mirëve në kategorinë e tij. Akil Gjakova po vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme në Grand Prix Zagreb...

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka regjistruar tri fitore radhazi në Grand Prix Zagreb 2026, duke siguruar një vend në mesin e tetë më të mirëve në kategorinë e tij.

Akil Gjakova po vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme në Grand Prix Zagreb 2026, ku ka arritur të kualifikohet në çerekfinale pas tri fitoreve radhazi.

Xhudisti kosovar e nisi garimin me një fitore me Ippon ndaj rumunit Lucian Bors Dumitrescu.

Në xhiron e dytë, Gjakova ishte më i mirë se ukrainasi Serhii Nebotov, të cilin e mposhti me një Wazaari dhe një Yuko.

Ndërsa në përballjen e tretë, kosovari triumfoi sërish me Ippon, kësaj radhe ndaj Karim Abdulaevit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në çerekfinale, Akil Gjakova do të përballet me francezin Nathan Cadignan, me synimin për të vazhduar rrugëtimin drejt medaljes në këtë garë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Lutfi Dalipi mban premtimin që ia kishte dhënë gjyshit, zgjedh ta përfaqësojë Kosovën

12.11.2026

Fatjona Kasapi mposht serben dhe kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix në Zagreb

13.11.2026

INZAGHI ZBULON 11-SHEN E ËNDRRAVE! Formacioni i mbushur me legjenda, Milani dominon me yjet e tij

12.11.2026

Pochettino mezi i mban lotët në konferencë, i dërgon mesazh lojtarëve të Unitedit pasi u konfirmua si trajner i tyre

13.11.2026