SPORTI

Fatjona Kasapi mposht serben dhe kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix në Zagreb

Kosova.Today ·

Fatjona Kasapi po vazhdon me paraqitje të suksesshme në Grand Prix të xhudos në Zagreb, ku ka arritur të kualifikohet në çerekfinale pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, përcjell albinfo.ch. Në duelin e parë, xhudistja kosovare triumfoi ndaj...

Fatjona Kasapi po vazhdon me paraqitje të suksesshme në Grand Prix të xhudos në Zagreb, ku ka arritur të kualifikohet në çerekfinale pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, përcjell albinfo.ch.

Në duelin e parë, xhudistja kosovare triumfoi ndaj serbes Andrea Stojadinov, të cilën e mposhti me Yuko, për të vazhduar më pas me një tjetër fitore ndaj austriakes Carina Klaus-Sternwieser, po ashtu me të njëjtin vlerësim.

Me këto dy rezultate, Kasapi siguroi kalimin në çerekfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.

Përballja e radhës është një tjetër sfidë e rëndësishme për kosovaren, e cila synon të vazhdojë me fitore dhe të afrohet edhe më shumë drejt medaljes në turneun e Zagrebit./Albinfo.ch

The post Fatjona Kasapi mposht serben dhe kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix në Zagreb appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gjoni Palokaj triumfon në Hannover, synon titullin e OKTAGON-it në vitin 2027

11.11.2026

Fisnik Asllani shënon në Bundesligë, gol pak ditë para grumbullimit me Kosovën

08.11.2026

Zyrtare: Carrick shkarkohet nga pozita e trajnerit te Manchester Unitedi

12.11.2026

Kosovare Asllani në Harvard Business School, diskuton të ardhmen e sportit të grave

11.11.2026