SHQIPERIA

Gjenden në Kurbin e Krujë 3 automjete të vjedhura në Fier, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale

Kosova.Today ·

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Hijet e Natës”, duke bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e tre automjeteve të vjedhura, si dhe të sendeve të tjera që dyshohet se janë përdorur për...

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Hijet e Natës”, duke bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e tre automjeteve të vjedhura, si dhe të sendeve të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.

Në vijim të hetimeve intensive dhe kontrolleve të ushtruara në terren, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë lokalizuar automjetet në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, Krujë.

Sipas policisë, dy prej automjeteve janë vjedhur më 13 nëntor 2026, në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë është vjedhur më 13 shtator 2026, në Divjakë. Nga hetimet paraprake dyshohet se automjetet do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve kriminale.

Faza e dytë e operacionit vjen pas rezultateve të fazës së parë, gjatë së cilës u zbardhën pesë raste të vjedhjes së automjeteve. Në atë fazë, policia vuri në pranga një nga autorët e dyshuar, ndërsa shpalli në kërkim dy persona të tjerë, të dyshuar si pjesë e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrolleve të fundit u sekuestruan edhe sende të tjera me interes për hetimin, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve.

Ndërkohë, strukturat e DVP Fier vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e dy të dyshuarve të shpallur në kërkim.

The post Gjenden në Kurbin e Krujë 3 automjete të vjedhura në Fier, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta

13.11.2026

Diabeti, sëmundja e heshtur që prek mijëra shqiptarë, mjekët apelojnë për kontrolle në kohë

13.11.2026

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

14.11.2026

Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë

14.11.2026