SHQIPERIA

Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë

Kosova.Today ·

Njësoj si me platformën “Deputeti që Duam”, socialistët pritet të ndjekin të njëjtën mënyrë edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë. Mësohet se në Partinë Socialiste do të ngrihet një platformë e ngjashme, e cila do...

Njësoj si me platformën “Deputeti që Duam”, socialistët pritet të ndjekin të njëjtën mënyrë edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.

Mësohet se në Partinë Socialiste do të ngrihet një platformë e ngjashme, e cila do të drejtohet nga tre deputetët e PS-së, Pirro Vengu, Bora Muzhaqi dhe Ermal Pacaj.

Të interesuarit do të kenë mundësi të aplikojnë përmes kësaj platforme, duke paraqitur dy letra rekomandimi. Njëra prej tyre duhet të vijë nga strukturat e partisë, pra të jetë një mbështetje nga një anëtar i PS-së, ndërsa tjetra duhet të jetë nga një person jashtë partisë.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste është kërkuar që vëmendja kryesore të përqendrohet te Tirana, ku pritet të zhvillohet edhe beteja kryesore në zgjedhjet lokale të 9 majit.

The post Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash

14.11.2026

Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt

14.11.2026

“8 pikat e PD-së për Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndarë shteti nga partia

14.11.2026

Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

14.11.2026