SHQIPERIA

Grabiti dy banka në Tiranë, Gjykata lë në burg 50-vjeçarin

Kosova.Today ·

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 50-vjeçarit Robert Duka, i njohur edhe si Albert Duka, i akuzuar për grabitjen me armë të dy bankave të nivelit të dytë në Tiranë. I arrestuari akuzohet se...

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 50-vjeçarit Robert Duka, i njohur edhe si Albert Duka, i akuzuar për grabitjen me armë të dy bankave të nivelit të dytë në Tiranë.

I arrestuari akuzohet se ka marrë rreth 120 mijë euro në total nga dy ngjarjet kriminale, të cilat kanë ndodhur pesë muaj larg njëra-tjetrës, duke ndjekur të njëjtën skemë.

Robert Duka dyshohet se kreu dy grabitjet më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, duke përdorur një skemë të ngjashme. Në të dyja rastet, ai ka hyrë i maskuar në ambientet e bankave, ka marrë paratë nën kërcënimin e armës dhe është larguar me monopatinë elektrike. Më pas, dyshohet se e ka futur atë në një automjet të marrë me qira për të vijuar largimin.

Identifikimi i tij u bë pas analizimit të përgjimeve telefonike, pamjeve filmike dhe automjetit të përdorur. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse ka pasur bashkëpunëtorë, pasi dyshohet se një person tjetër e ka ndihmuar të largohej pas grabitjes së parë.

Ai dyshohet se ka kryer edhe 26 grabitje të tjera me armë në Greqi.

The post Grabiti dy banka në Tiranë, Gjykata lë në burg 50-vjeçarin appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Balla për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e PS: E kam mik, por të përballet vetë me drejtësinë

11.11.2026

Gjobitja e 17-vjeçarit jetim, Karamuço: Gjykata do të shqyrtojë të gjitha rrethanat

11.11.2026

Kallëzimi ndaj Irena Gjokës, Berisha dhe Malltezi thirren si dëshmitarë

10.11.2026

Rama nga Parisi: Projekti i Jared Kushner nxiti zemërimin e qytetarëve, dhuna e papranueshme

10.11.2026