MAQEDONIA

Grupi i këshilltarëve të VLEN-it në Butel kërkon vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega Parkun (Dokument)

Kosova.Today ·

Grupi i këshilltarëve komunalë të VLEN-it në Komunën e Butelit ka kërkuar zyrtarisht vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega Park, si dhe respektimin e dygjuhësisë në hapësirat publike ku një gjë e tillë parashihet me ligj. Përmes...

Grupi i këshilltarëve komunalë të VLEN-it në Komunën e Butelit ka kërkuar zyrtarisht vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega Park, si dhe respektimin e dygjuhësisë në hapësirat publike ku një gjë e tillë parashihet me ligj.

Përmes një reagimi të bërë publik nga këshilltari komunal Usein Ramadani, në emër të grupit të këshilltarëve të VLEN-it, thuhet se ata e përshëndesin çdo investim që është në interes të qytetarëve, pavarësisht se kush e realizon.

Këshilltarët e VLEN-it ishin të pranishëm edhe në hapjen e Mega Parkut në Butel, por theksojnë se mbështetja për investimet nuk nënkupton heshtje për çështjet që lidhen me respektimin e të drejtave gjuhësore.

Në reagim rikujtohet se, sipas regjistrimit zyrtar të vitit 2021, shqiptarët përbëjnë 37,12 për qind të popullsisë së Komunës së Butelit. Sipas tyre, kjo përqindje dëshmon rëndësinë e zbatimit të dispozitave ligjore për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në këtë komunë.

Për këtë arsye, grupi i këshilltarëve të VLEN-it ka dorëzuar kërkesë zyrtare për vendosjen e mbishkrimit edhe në gjuhën shqipe në Mega Park, si dhe për respektimin e dygjuhësisë në tabelat, sheshet, rrugët dhe hapësirat e tjera publike, aty ku këtë e parasheh ligji.

“Investimet i përshëndesim, të drejtat i kërkojmë dhe ligjin e respektojmë!”, thuhet në reagimin e grupit të këshilltarëve të VLEN-it në Butel.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” kërkojnë hetim parlamentar dhe përgjegjësi politike

08.11.2026

Arkin Jahiji sot merr zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

09.11.2026

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

10.11.2026

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026