MAQEDONIA

Grupi i këshilltarëve të VLEN-it në Butel kërkon vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega Parkun (DOKUMENT)

Kosova.Today ·

Grupi i këshilltarëve komunalë të VLEN-it në Komunën e Butelit ka kërkuar zyrtarisht vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega Park, si dhe respektimin e dygjuhësisë në hapësirat publike ku një gjë e tillë parashihet me ligj. Përmes...

Grupi i këshilltarëve komunalë të VLEN-it në Komunën e Butelit ka kërkuar zyrtarisht vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega Park, si dhe respektimin e dygjuhësisë në hapësirat publike ku një gjë e tillë parashihet me ligj.

Përmes një reagimi të bërë publik nga këshilltari komunal Usein Ramadani, në emër të grupit të këshilltarëve të VLEN-it, thuhet se ata e përshëndesin çdo investim që është në interes të qytetarëve, pavarësisht se kush e realizon.

Këshilltarët e VLEN-it ishin të pranishëm edhe në hapjen e Mega Parkut në Butel, por theksojnë se mbështetja për investimet nuk nënkupton heshtje për çështjet që lidhen me respektimin e të drejtave gjuhësore.

Në reagim rikujtohet se, sipas regjistrimit zyrtar të vitit 2021, shqiptarët përbëjnë 37,12 për qind të popullsisë së Komunës së Butelit. Sipas tyre, kjo përqindje dëshmon rëndësinë e zbatimit të dispozitave ligjore për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në këtë komunë.

Për këtë arsye, grupi i këshilltarëve të VLEN-it ka dorëzuar kërkesë zyrtare për vendosjen e mbishkrimit edhe në gjuhën shqipe në Mega Park, si dhe për respektimin e dygjuhësisë në tabelat, sheshet, rrugët dhe hapësirat e tjera publike, aty ku këtë e parasheh ligji.

“Investimet i përshëndesim, të drejtat i kërkojmë dhe ligjin e respektojmë!”, thuhet në reagimin e grupit të këshilltarëve të VLEN-it në Butel.

The post Grupi i këshilltarëve të VLEN-it në Butel kërkon vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega Parkun (DOKUMENT) appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Në mesnatë, një nga uljet më të mëdha të çmimit të benzinës dhe dizelit

09.11.2026

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026

Përplasja BDI–VLEN për gjuhën shqipe: Hoxha akuzon, VLEN kundërpërgjigjet me kritika ndaj Ahmetit

09.11.2026

Sali Ramadani në Parlament, 8 korrik 1997: “Unë jam nipi i Mefailave të Zajazit!”

08.11.2026