JETA

Hoti: Hallkat nuk dështojnë vetë, llogaridhënia është dorëheqje

Kosova.Today ·

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Përmes një reagimi në Facebook, Hoti ka thënë se përgjegjësia...

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Përmes një reagimi në Facebook, Hoti ka thënë se përgjegjësia për dështimet institucionale u takon edhe atyre që drejtojnë institucionet.

Ai tha se ata po fshihen pas hallkave, por llogaridhënia sipas tij nuk është raport – është dorëhqje, raporton Klankosova.tv

“Hallkat nuk dështojnë vetë. I dështojnë ata që i drejtojnë.

Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla. Gjashtë vjet përgjegjësi për mbrojtjen e grave, zonja Gërvalla.

Arlinda ju dërgoi sinjalet. Ju i latë të kalonin. Dhjetë minuta pas lënies në shtëpi nga organet e rendit, ajo ishte e vdekur.

Sot fshihuni pas “hallkave”. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje.”


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Libri i Enver Dugollit sjell në Gjenevë dëshmitë e qëndresës dhe kujtesës historike

09.11.2026

Hoteli tradicional në Zvicër nxirret në shitje për 2.5 milionë franga

07.11.2026

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

“Uberizimi” i kriminalitetit: Të rinjtë rekrutohen përmes rrjeteve sociale për vjedhje dhe mashtrime

09.11.2026