KOSOVA

Haradinaj publikon poezinë e Dritëro Agollit: Unë s’jam nga ata që ikin nga lufta

Kosova.Today ·

Deputeti dhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë në rrjetet sociale poezinë “Në luftë” të poetit të ndjerë shqiptar, Dritëro Agolli, përcjell agjencia e lajmeve INA. Poezia, e cila trajton qëndresën,...

Deputeti dhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë në rrjetet sociale poezinë “Në luftë” të poetit të ndjerë shqiptar, Dritëro Agolli, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Poezia, e cila trajton qëndresën, guximin dhe përballjen me padrejtësinë e dhimbjen njerëzore, përcjell një mesazh të fortë përballë vështirësive dhe sfidave.

Në vargjet e saj, Agolli shpreh vendosmërinë për të mos u tërhequr përballë përballjeve, duke shkruar:

“Në luftë”

Unë s’jam nga ata që ikin nga lufta,
Kur marrin në trup një gërvishtje,
As nga ata që heshtin, të futur në tuta,
Kur i pështyjnë me tallje e skërmitje.

Unë jam gjithmonë mes luftës mizore
Dhe them: “Sikur dhe luftë mos ketë,
Për dhimbjen e madhe njerëzore
Do ndizja luftën me retë.” (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga Zhegra e Gjilanit në majë të botës së orëve – Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të madh ndërkombëtar.

08.11.2026

Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë

09.11.2026

Banjska, testi i madh për qeverinë e re serbe – analistët kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie

09.11.2026

Vdekja e argjentinases në Kosovë, Avokati Gashi kërkon të dijë nëse përkthyesja ka jetuar në Zvicër

09.11.2026