JETA

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, bëjnë thirrje për imunizim

Kosova.Today ·

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal, duke theksuar rëndësinë e kujdesit të ndërsjellë dhe të mbrojtjes së shëndetit publik. Haxhiu ka bërë të ditur se sot është vaksinuar kundër...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal, duke theksuar rëndësinë e kujdesit të ndërsjellë dhe të mbrojtjes së shëndetit publik.

Haxhiu ka bërë të ditur se sot është vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, së bashku me Presidenten Justina Shiroka Pula dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ajo ka theksuar se me rënien e temperaturave, gripi përhapet më lehtë, ndërsa pasojat mund të jenë më të rënda për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Sipas Haxhiut, vaksinimi kërkon vetëm pak minuta dhe ndihmon në uljen e rrezikut nga gripi sezonal dhe komplikimet e mundshme, duke mbrojtur jo vetëm individin, por edhe njerëzit përreth tij.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vera më e nxehtë në historinë e Zvicrës, mbi 1.200 vdekje lidhen me vapën

07.11.2026

Reshje shiu në fillim të javës në Zvicêr, të premten pritet rënie e ndjeshme e temperaturave

10.11.2026

Vera më e nxehtë në historinë e Zvicrës, mbi 1,250 viktima nga temperaturat ekstreme

08.11.2026

Isuf Sherifi prezanton librin e ri “Mërgimi – Mes Säntis-it dhe mallit” në St. Gallen

09.11.2026