MAQEDONIA

Ilire Dauti i kundërpërgjigjet Dimitrievskit: “Grupi i vogël” i shqiptarëve është sa 54.4% e maqedonasve

Kosova.Today ·

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili shqiptarët i cilësoi si “një grup të vogël qytetarësh”, në kontekstin e...

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili shqiptarët i cilësoi si “një grup të vogël qytetarësh”, në kontekstin e debatit për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dauti i është kundërpërgjigjur Dimitrievskit duke iu referuar të dhënave demografike, sipas të cilave shqiptarët përbëjnë 29.5 për qind të popullsisë, ndërsa maqedonasit 54.2 për qind.

“Një grup i vogël qytetarësh”, shkruan Dauti, duke paraqitur edhe përllogaritjen se shqiptarët përbëjnë 54.4 për qind të numrit të maqedonasve, pra më shumë se gjysmën e tyre.

Ajo ka ironizuar me cilësimin e Dimitrievskit, duke theksuar se një komunitet me këtë përfaqësim demografik vështirë se mund të quhet i vogël, përveçse në “matematikën politike”.

Në fund të reagimit, Dauti i ka dërguar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë liderit të ZNAM-it, duke i kërkuar të ketë kujdes kur flet për shqiptarët dhe gjuhën shqipe.

“Në Qeveri ndaç rri, ndaç mos, veç kujdes kur flet për shqiptarët dhe gjuhën shqipe”, ka shkruar Dauti, duke e përmbyllur reagimin me shprehjen: “Не мешај баби и жаби!” (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!

07.11.2026

“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

08.11.2026

Ndërron jetë profesori dhe kirurgu i njohur torakal nga Shkupi, Zoran Spirovski

08.11.2026

Arkin Jahiji nesër pranon zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

08.11.2026