MAQEDONIA

Imeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për interesa pushteti qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!

Kosova.Today ·

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai ka reaguar ashpër ndaj mungesës së deputetëve të BDI-së, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Sadulla Duraku dhe të tjerëve gjatë votimit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe...

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai ka reaguar ashpër ndaj mungesës së deputetëve të BDI-së, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Sadulla Duraku dhe të tjerëve gjatë votimit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendkalimet e përbashkëta kufitare.

Ajo ka vënë në pah kontrastin mes mungesës së tyre kur bëhet fjalë për marrëveshje që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe forcojnë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe qëndrimit të tyre deri në orën 3 të mëngjesit kur votohej riorganizimi i Qeverisë dhe ndarja e posteve politike.

Sipas Imeri Stafait, ky qëndrim dëshmon qartë se ku qëndron prioriteti i BDI-së: jo te interesat e qytetarëve, por te pushteti dhe pozitat.

“Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, nuk gjenden në sallë. Kur bëhet fjalë për pushtet dhe pozita, nuk i zë gjumi deri në agim. Kjo është diferenca mes interesit publik dhe interesit për pushtet!”, ka theksuar deputetja Imeri Stafai.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100

14.11.2026

Nga e diela, gjobë 2.770 denarë për shoferët – Ja çfarë duhet të keni patjetër në automjet

13.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi e ke Nikolla Micevskin!”

12.11.2026