MAQEDONIA

Sali: Institucionet duhet të përmbushin detyrimet në kohë për avancimin drejt BE-së

Kosova.Today ·

Zëvendëskryeministri dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot porositi se progresi drejt Bashkimit Evropian kërkon zbatimin e reformave dhe rezultateve që qytetarët do t’i ndiejnë në jetën e tyre të përditshme. “Progresi drejt Bashkimit...

Zëvendëskryeministri dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot porositi se progresi drejt Bashkimit Evropian kërkon zbatimin e reformave dhe rezultateve që qytetarët do t’i ndiejnë në jetën e tyre të përditshme.

“Progresi drejt Bashkimit Evropian kërkon reforma që zbatohen dhe rezultate që qytetarët i ndiejnë në jetën e tyre të përditshme”, ka shkruar Sali në statusin në Fejsbuk pas mbledhjes në Qeveri me të cilën kryesoi kryeministri Hristijan Mickoski kushtuar Agjendës së Reformave.

Ai informoi se në mbledhjen e sotme kushtuar Agjendës së Reformave janë shqyrtuar aktivitetet në vijim, prioritetet dhe dinamika e zbatimit të masave të parapara.

“Është përgjegjësia jonë që secili institucion në kohë t’i përmbushë detyrimet e tij, me qëllime të qarta dhe koordinim të vazhdueshëm”, theksoi Saliu.

Sipas tij, Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar në ralizimin e rezultate të matshme përmes institucioneve më efikase, sundimit të ligjit dhe kushteve më të mira për zhvillim ekonomik.

“Përmbushja e Agjendës së Reformës është një investim në besimin e qytetarëve dhe në të ardhmen tonë evropiane”, deklaroi zëvendëskryeministri Sali.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!

07.11.2026

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

09.11.2026

Filkov: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht, nuk ka bazë ligjore për gjuhët tjera

08.11.2026

Arkin Jahiji nesër pranon zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

08.11.2026