Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë
Drejtori i Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës (NDB), Serge Bavaud, ka paralajmëruar se në vend veprojnë shumë spiunë nga Rusia, përcjell albinfo.ch. Në një intervistë të publikuar të shtunën, më 14 nëntor, Bavaud ka trajtuar...
Drejtori i Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës (NDB), Serge Bavaud, ka paralajmëruar se në vend veprojnë shumë spiunë nga Rusia, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë të publikuar të shtunën, më 14 nëntor, Bavaud ka trajtuar gjithashtu sulmet kibernetike dhe kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur autoritetet zvicerane e kanë identifikuar spiunazhin si një ndër kërcënimet kryesore. Raporti zyrtar “Siguria e Zvicrës 2026”, i publikuar më 25 qershor, vlerësonte se kërcënimi në këtë fushë buron kryesisht nga Rusia dhe Kina.
Sipas këtij raporti, Rusia mban në Zvicër struktura të kamufluara, shpesh pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore, ku dyshohet se punojnë dhjetëra oficerë të shërbimeve të inteligjencës nën mbulim diplomatik.
Aktivitetet e tyre nuk drejtohen vetëm kundër Zvicrës. Territori zviceran përdoret edhe si platformë për mbledhjen e informacioneve për shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare.
Në fushën kibernetike, raporti identifikon aktorë shtetërorë nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, të cilët shënjestrojnë administratën, institucionet kërkimore dhe sektorin e teknologjisë së avancuar. Autoritetet paralajmërojnë gjithashtu për përdorimin e serverëve në Zvicër për aktivitete spiunazhi ndaj vendeve të treta./Albinfo.ch
The post Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.