MAQEDONIA

Investim i ri në ngrohjen qendrore në Shkup! Mbi 500 familje pritet të përfitojnë nga sistemi i ri

Kosova.Today ·

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, gjatë një vizite në objektin e ri kogjenerues të kompanisë “Tesa Energy”, bëri të ditur se mbi 500 familje nga komunat Çair dhe Butel po përfshihen në rrjetin e ri të...

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, gjatë një vizite në objektin e ri kogjenerues të kompanisë “Tesa Energy”, bëri të ditur se mbi 500 familje nga komunat Çair dhe Butel po përfshihen në rrjetin e ri të ngrohjes qendrore. Bëhet fjalë për një investim privat prej 2,5 milionë eurosh, i cili, sipas Hoxhës, synon furnizim më efikas me energji termike dhe elektrike, si dhe uljen e ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Ministri theksoi se energjia termike nga ky sistem do të jetë 20 për qind më e lirë krahasuar me alternativat e tjera të ngrohjes qendrore. Në rrjet parashihet të përfshihen edhe institucione publike, përfshirë spitalin e gjinekologjisë dhe obstetrikës “Nënë Tereza” në Çair dhe shkollën fillore “Hasan Prishtina”. Hoxha u bëri thirrje edhe familjeve dhe bizneseve të tjera të zonës që të kyçen në sistemin e ri.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!

07.11.2026

Nga 1 dhjetori, kushte më të rrepta për kredi: Bankat ulin limitet e borxhit

09.11.2026

Privatizimi i tokave shtetërore, vazhdojnë procedurat për kërkesat e mbetura

08.11.2026

Sali: Institucionet duhet të përmbushin detyrimet në kohë për avancimin drejt BE-së

07.11.2026